Deklarata e fortë e Lleshajt: E sigurt që s’do jem më ministër

AKTUALITET


Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka bërë një deklaratë të fortë nga Vlora. Teksa prezantoi forcat “Shqiponja” në këtë qytet, ministri tha se nuk do të jetë më në postin e ministrit.

“Nuk do jem i përhershëm në qeveri, është e sigurt se s’do të jem më ministër. Asnjë nuk është i përhershëm në një post”, tha Lleshaj.


Ministri i Brendshëm komentoi edhe zhvillimet e Operacionit Forca e Ligjit, tha se pasuritë e krimit do të kthehen në asete publike.

“Pasuritë e krimit do të kthehen asete publike . Ndërsa Vlora nuk  kryeson më listën e qyteteve  kryesore të kultivimit të lëndëve narkotike  si rrjedhojë e punës së policisë”, u shpreh ministri.




Skip to toolbar