Transportonte të aksidentuarën në Sarandë, ambulanca përfshihet në aksident, infermierja e plagosur me helikopter në Tiranë

AKTUALITET


Transportonte të aksidentuarën në Sarandë, por ambulance ku udhëtonin përfshihet në aksident.

Ngjarja është shënuar rreth orës 04:00 në kryqëzimin e lagjes nr.3 në Sarandë, ambulanca e qytetit është përplasur me mjetin tjetër që ka përfunduar në një lokal pas aksidentit.

Shoferi i mjetit me targa angleze është plagosur, kurse nga ambulanca një infermiere 57-vjeçare me inicialet A.R, është në gjendje të rëndë për jetën sa është dërguar me një helikopter drejt Spitalit Ushtarak në Tiranë për kurim.



Skip to toolbar