Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) ka bërë të ditur se gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2026 janë regjistruar 14,628,595 tentativa për sulme kibernetike ndaj infrastrukturave të ekosistemit kibernetik shqiptar.
Sipas të dhënave të publikuara nga AKSK, kjo përkthehet në rreth 56.4 tentativa për sulme kibernetike çdo minutë, duke dëshmuar nivelin e lartë të kërcënimeve ndaj sistemeve të informacionit në vend.
Autoriteti bën me dije se 54% e tentativave kanë pasur në shënjestër infrastrukturat e rëndësishme të informacionit, ndërsa 46% janë drejtuar ndaj infrastrukturave kritike të informacionit.
Sulmet kanë synuar sektorë të ndryshëm, përfshirë sistemin financiar, administratën publike, infrastrukturën digjitale, sektorin energjetik, si dhe fusha të tjera me rëndësi strategjike.
Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike thekson se vijon monitorimin në kohë reale të kërcënimeve kibernetike dhe forcimin e masave mbrojtëse, me synim rritjen e qëndrueshmërisë dhe sigurisë së infrastrukturave të informacionit në Shqipëri.
