Tensioni greko-turk, Erdogan bisedë me kancelaren Merkel

BOTA


Presidenti turk, Rexhep Erdogan, ka akuzuar BE-në se është nënshtruar presionit dhe shantazhit të Greqisë, teksa zhvilloi një bisedë me kancelaren gjermane, Angela Merkel, nëpërmjet video-lidhjes.

Në deklaratën nga Drejtoria e Komunikimeve pranë Presidencës së Turqisë thuhet se në bisedë janë trajtuar marrëdhëniet Turqi-Gjermani dhe Turqi-BE ndërsa është diskutuar edhe për zhvillimet rajonale, përfshirë Mesdheun Lindor, Libinë dhe çështjen Azerbajxhan-Armeni.

Erdoğan në bisedë tha se deklarata e Samitit të Liderëve të BE-së nuk posedonte elemente që do të mundësojnë tejkalimin e problemeve në marrëdhëniet si dhe për përgatitjen e terrenit për dialog dhe bashkëpunim.

Ai tërhoqi vëmendjen se pavarësisht qëndrimit të vendit të tij me qëllim të mirë, BE-ja i është nënshtruar presionit dhe shantazhit të Greqisë dhe Administratës Greke të Qipros Jugore. Presidenti turk potencoi se interesat e mëdha të Evropës nuk duhet të sakrifikohen për interesat e vogla të disa anëtarëve të Unionit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Erdoğan më tej tha se për zgjidhje të përhershme të problemit rreth tokave të okupuara të Azerbajxhanit nga Armenia duhet të zbatohen rezolutat e OKB-së dhe të përmbushen kërkesat e ligjit ndërkombëtar, ndërsa tha se mundësia që ka dalë falë qetësisë së siguruar në terren në Libi nuk duhet të humbet./AA



Skip to toolbar