Kombëtarja shqiptare nuk e ka humbur tempin pas barazimit të djeshëm në Kazakistan duke menduar tashmë vetëm për Lituaninë.
Barazimi i djeshëm nuk solli asgjë në lojë për kuqezinjtë, por tashmë synimi i radhës është një hakmarrje në Lituani.
Kuqezintjë dolën sot në stërvitjen në qendrën stërvitore të klubit kazak Kairat teksa asnjë prej lojtarëve nuk ka probleme veç Abrashit që u dëmtua dje.
Mesfushori është nënvëzhgim nga stafi mjekësor dhe mbetet në dyshim për pasnesër ndaj Lituanisë edhe pse vendimi përfundimtar do të merret vetëm të mërkurën para sfidës.
STATUSI NGA FSHF
#Kombëtarja 🇦🇱⚽️ ka zhvilluar një seancë të lehtë stërvitore një ditë pas ndeshjes me Kazakistanin. Nën drejtimin e trajnerit #EdoardoReja të gjithë lojtarët që nuk u aktivizuan zbritën në fushën e blertë.
Ndërsa lojtarët që ishin titullarë ndaj Kazakistanit nuk morën pjesë në këtë seancë, që u zhvillua në qendrën stërvitore të klubit kazak FC Kairat.
Stërvitja zgjati rreth një orë dhe lojtarët u impenjuan vetëm në ushtrime me topin, pa ngarkesa fizike.
Zyra e shtypit në #FSHF bën me dije se gjendja e futbollistëve është e mirë dhe nuk ka probleme fizike me përjashtim të Amir Abrashit, i cili pësoi një dëmtim në kavilje gjatë ndeshjes së të dielës dhe u zëvendësua.
Mesfushori është nën vëzhgimin e stafit mjekësor dhe mbetet ende në dyshim për duelin e radhës ndaj Lituanisë. Vendimi do të merret në stërvitjen zyrtare para duelit të së mërkurës.