Kombëtarja e Shqipërisë ka udhëtuar drejt Lituanisë ku do vazhdojë ndeshjen e radhës ndaj Lituanisë në kuadër të Ligës së Kombeve ku janë pjesë e grupit të 4 me Bjellorusinë, Lituaninë dhe Kazakistanin.
Ndeshja do luhet në stadiumin “LFF stadium” në Vilnius me fillim nga ora 18:00.
Lojtarët dhe stafi kanë arritur në Lituani ku edhe janë akomoduar, dhe pritet që sot të zhvillohet një seancë e lehtë stërvitore e udhëhequr nga tekniku Reja ku edhe ka informuar rreth Abrashit, i cili sipas gjitha gjasave do mungojë pasi ka pësuar një lëndim në kavilje.