Sllovenia pezullon gjurmimin e kontakteve, ngarkesa e rasteve bëhet e pakontrollueshme

CORONAVIRUS


Autoritetet sllovene pezulluan sot përpjekjet e tyre për gjurmimin e kontakteve duke përmendur ngarkesën e pakontrollueshme të rasteve të COVID-19 në vend.

“Numri i rasteve është aq i lartë, sa nuk jemi në gjendje të kryejmë me sukses gjurmimin e kontakteve”, tha organi slloven i Shëndetit Publik.

Personat, të cilët rezultojnë pozitivë me COVID-19, do të informohen për gjendjen e tyre dhe u kërkohet të vetëkarantinohen, si edhe të kontaktojnë personat me të cilët mund të kenë patur kontakt.



Skip to toolbar