Champions League rikthehet sërish me edicionin e ri po në kushte pandemie. Tashmë gjithçka fillon nga grupet teksa ky sezon premton spektakël për shkak të skuadrave shumë të forta që marrin pjesë.
Pikërisht nesër luhen dy supersfida, PSG- Manchester United dhe Lazio- Dortmund. Lazio luan për herë të parë pas disa vitesh në Champions League dhe për fat portier me të gjitha gjasat do të jetë Thomas Strakosha i cili debuton në kompeticionin më të rëndësishëm europian për klube, por minuta mund të ketë dhe për Muriqin e Kosovës.
Ndeshje e madhe për Myrton Uzunin e Ferencvaros pasi hungarezët do të përballen në ‘Camp Nou’ me Barcelonën. Ndeshje interesante janë edhe Chelsea-Sevilla, Dynami Kiev- Juventus apo Leipzig-Istanbul Basaksehir.