Brazili i heq shiritin e kapitenit Neymar dhe gradon Dani Alves. Ky është lajmi i publikuar sot nga mediat ndërkombëtare, të cilat raportojnë se vendimi merr fuqi prej ndeshjeve të radhës në Copa America.
Vendimi është marrë nga trajneri Tite, i cili ka ka pasur parasysh situatën e tetë muajve të fundit të Neymar te Paris Saint-Germain, por mbi të gjitha duke marrë parasysh situatën disiplinore të 27-vjeçarit.
Neymar është pezulluar nga komisionet disiplinore në Francë, pasi u përfshi në një incident me tifozët në finalen e Cuope de France, që PSG humbi ndaj Rennes.
Por nuk është vetëm ky incidenti i vetëm, mediat kanë raportuar se braziliani ka pasur edhe incidente me shokët e tij te Paris Saint-Germain në dhomat e zhveshjes.
Duke pasur parasysh këto situata, trajneri i Brazilit ka vendosur t`i heq shiritin e kapitenit sulmuesit, për ta kaluar atë në krahun e Dani Alves, brazilianit tjetër të PSG.
Alves, 36 vjeç, gjithashtu do të udhëheqë Brazilin në miqësoret kundër Katarit dhe Hondurasit. Copa America zhvillohet në Brazil nga 14 qershor deri më 7 korrik, me pritësit që ka Bolivinë, Venezuelën dhe Perunë në Grupin A.