Humb betejën me Covid 19 një tjetër figurë e njohur. Mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë Drejtori i Institutit të Ndërtimit, Agron Hysenlliu, pas luftës disa javore me virusin e rrezikshëm.
Hysenlliu ishte i shtruar prej disa kohësh në spitalin Infektiv në gjendje të rëndë shëndetësore.
Ai ka qenë i intubuar dhe se gjendja e tij shëndetësore u rëndua nga rënia e oksigjenit në gjak. Gjendja e rënduar po ashtu pamundësoi dërgimin e tij drejt Turqisë, për një trajtim më të specializuar.
Po sipas burimeve nga spitali “Shefqet Ndroqi”, Drejtori i Institutit të Ndërtimit pati një përmirësim të lehtë pas intubimit, por përkeqësimi vijoi pas ditës së dytë.
