Bindja Demokratike prezanton kandidatët, Patozi: Jemi alternativë serioze përballë Rilindjes

AKTUALITET


Partia Bindja Demokratike e drejtuar nga Astrit Patozi, ka publikuar një video, ku kandidatët e kësaj partie që do të garojnë në zgjedhjet lokale të 30 qershorit, prezantojnë veten dhe u bëjnë thirrje qytetarëve për të votuar partinë më të re shqiptare.

Video hapet me kandidatin për kryetar të Bashkisë së Tiranës, Arben Skënderi, i cili u bën thirrje qytetarëve të votojnë Bindjen Demokratike, si një alternativë për më shumë dinjitet dhe shërbim ndaj qytetarëve.

Kryetari i BD, Astrit Patozi mbyll videon duke u bërë thirrje qytetarëve shqiptarë të votojnë Bindjen, që sipas tij, është një alternativë serioze përballë “Rilindjes” së konsumuar.

“Për ne të gjithë Shqipëria është e para. Bindja Demokratike është sot në shërbim të dashurisë dhe respektit për Shqipërinë dhe qytetin. Në këto zgjedhje ne kemi kandidatë për kryetar dhe këshilltar bashkie nga Tropoja në Sarandë dhe nga Korça në Durrës”.

“Edhe pse forcë e re politike, Bindja vjen si një ofertë serioze për 30 qershorin në kontrastë të fortë ndaj “Rilindjes” së konsumuar që kemi përballë, dhe atyre që kanë ikur nga procesi”, thotë Patozi ndër të tjera në mesazhin drejtuar qytetarëve.



Skip to toolbar