Tre inspektorë të Bashkisë së Bulqizë janë proceduar penalisht nën akuzën e shpërdorimit të detyrës. Punonjësit me iniciale B.Ç, 25 vjeç Kryeinspektor i Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit dhe dy inspektorët A.T, 42 vjeç dhe E.A, 24 vjeç kanë lejuar ndërtimet pa leje në hapësirat publike dhe me dakordësi të plotë nuk kanë pranuar të marrin masa për prishjen e tyre. Mbi ta rëndon akuza për veprën penale “Shpërdorim detyre” kryer në bashkëpunim.
Gjithashtu edhe 3 persona të tjerë po ndiqen në gjendje të lire në Mat, nën akuzën e prerjes së paligjshme të pyjeve. Policia po ndjek në gjendje të lirë shtetasit S.V, 48 vjeç, pronar i një subjekti për shfrytëzim pyjesh, B.L, 47 vjeç dhe M.D, 60 vjeç. Policia ka sekuestruar edhe 18 metër kub lëndë drusore, pasi nuk dispononte dokumentacion për transport të lëndës drusore, faturë shoqërimi të mallit, si dhe nuk kishte faturë të rregullt për prerjen e pyjeve.