Dy partitë e opozitës PD dhe LSI në qytetet e Gjirokatrës dhe të Shkodrës kanë tentuar të dërgojnë listat e komisionerëve pranë KZAZ-ve, por janë kthyer duarbosh, pasi janë refuzuar me argumenton se nuk janë subjekte zgjedhore.
Në Gjirokastër ka qenë kreu i PD-së, Dash Aliko që i është drejtuar KZAZ-së numër 78.
E njëjta situatë ka ndodhur edhe në KZAZ në Shkodër, ku janë refuzuar listat e komsionerëve të PD.
Sipas Kodit Zgjedhor sot është edhe afati i fundit për dorëzimin e komisionerëve, por nga ana tjetër KQZ vendosi se nuk do të pranojë komisionerët e opozitës pasi subjektet që nuk janë në garë për zgjedhjet e 30 qershorit nuk mund të regjistrohen.
Për këtë vendim të KQZ-së, Partia Demokratike i është drejtuar me një ankimim Kolegjit Zgjedhor. Pritet vendimi përfundimtar i Kolegjit Zgjedhor për këtë çështje.