Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur lirimin nga burgu të ish-zëvendësministrit të Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj dhe biznesmenit Ilir Rrapaj.
Vendimi u dha me shuarje dënimi sepse pas përllogaritjeve, atyre u ka përfunduar koha e dënimit me mbajtjen në paraburgim.
Ata u dënuan nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me nga 6 vite burg për veprat penale “vjedhje duke shpërdoruar detyrën” dhe “falsifikim dokumentesh”, por për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi iu ul në 4 vite për secilin.
