Aksident në aksin rrugor Lin-Pogradec, dy të plagosur

AKTUALITET


Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Lin-Pogradec pranë zonës së njohur si “Guri i Kuq”.

Drejtuesja e mjetit tip “Volvo” ka humbur kontrollin dhe më pas është përplasur me barrierat e rrugës. Si pasojë e aksidentit janë lënduar fillimisht drejtuesja e mjetit dhe një pasagjere që udhëtonte me të.


Të lënduarat janë transportuar në spital ku edhe po marrin ndihmë mjekësore, shkak i aksidentit dyshohet ka qenë shpejtësia.




Skip to toolbar