Pamjet e fundit para tragjedisë, Alma dhe fëmijët drejt urës se Bunës para aktit final

AKTUALITET


Janë momentet kur Alma Arrazi së bashku me fëmijët del nga një lokal në Shkodër për të marrë pa kthim rrugën drejt vdekjes.

Ka qenë ora 20 e 10 e mbrëmjes së dy majit, kur 39vjeçarja është ndarë nga kunata e saj me të cilën konsumoi kafen e fundit.


Pasi janë ndarë, në dukje ftohtë, dy gratë kanë marrë rrugë në kahe të ndryshme.

Me djalin e vajzën prej dore, e vajzën e madhe që e ndjek nga pas Alma i drejtohet urës së Bunës ndërsa kunata pasi ka ndalur pak çaste në mes të rrugës largohet në drejtimin tjetër.

Në një video të dytë që policia ka sekuestruar, disa minuta më vonë rreth orës 20 e 21, Alma Arrazi shfaqet në urën e re së bashku me fëmijët që ndiqnin hapat e saj pa ditur se ishin duke jetuar momentet e fundit.

Gjurmët e tyre humbin pak pasi përshkojnë urën.

Të enjten poshtë saj policia gjeti edhe një kukull ndërsa ekspertiza pritet të tregojë nëse i përket motrave Arrazi.

Pikërisht kjo lodër e gjetur lëkund pistën e hedhjes nga ura, në ujërat e Bunës dhe ngre dyshimin se 39-vjecarja bashkë me të vegjlit mund të kenë hyrë në lumë në këmbë.

Ngjarja e rëndë që tronditi gjithë vendin dyshohet se u shkaktua nga dhuna psikologjike dhe kërcënimet e kryefamiljarit Erdgys Arrazit ndaj nënës së fëmijëve të tij./abcnews.al/




Skip to toolbar