Aksident në aksin rrugor Shkodër-Lezhë, plagoset një person

AKTUALITET


Një person ka mbetur i plagosur pas një aksidenti të ndodhur rreth orës 19:20 të mërkurën, në aksin rrugor Shkodër-Lezhë.

Automjeti me drejtues një 28-vjeçar, është përplasur me motomjetin me drejtues një 51-vjeçar.

Si pasojë është dëmtuar lehtë 51-vjeçari, i cili është në spitalin rajonal të Shkodrës, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit./abcnews.al



Skip to toolbar