Një aksident masiv ka ndodhur mëngjesin e të dielës në autostradën Tiranë-Durrës. Në aksident janë përfshirë 7 makina, por nuk raportohet për viktima apo të plagosur.
Ngjarja ka ndodhur në dalje të kryeqytetit, tek mbikalimi i Kasharit, ndërsa trafiku paraqitet mjaft i rënduar në zonë.