Makina “fluturon” drejtuesin e biçikletës

AKTUALITET


Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e së enjtes në rrugën e ‘Durrësit’ në Tiranë, ku një automjet ka përplasur një biçikletë. Aksidenti ka ndodhur në kryqëzimin që lidh rrugën e ‘Durrësit’ me rrugën ‘Fortuzi’, ku nga përplasja biçikleta ka fluturuar disa metra më larg.

Si pasojë e këtij aksidenti është plagosur drejtuesi i biçikletës. Ndërsa makina e përfshirë në aksident është tip ‘Volkswagen’.


Ndërkohë policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po heton në lidhje me zbardhjen e plotë të shkaqeve të këtij aksidenti.




Skip to toolbar