Aksion anti-kanabis, 1600 policë në terren, zbulohen dy parcela në Krujë dhe Vlorë

AKTUALITET


Policia e Shtetit ka angazhuar 1600 efektivë policie në një aksion të gjerë për zbulimin e kanabisit në mbarë territorin e vendit.

Deri tani janë zbuluar vetëm dy raste të kultivimit të kanabisit në Vlorë dhe Krujë.


Konkretisht policia njofton se një rast është zbuluar në Malësinë e Krujës me 93 bimë dhe një rast në Gjorm të Vlorës me 40 bimë narkotike, të dyshuara kanabis. Njëkohësisht, çdo Drejtori Vendore të Policisë, është pajisur me dron, me qëllim kontrollin sa më të mirë të territorit, edhe në vendet ku forcat e policisë e kanë të vështirë të kontrollojnë për shkak të terrenit.

Po në kuadër të kontrollit të territorit, vijon monitorimi nga ajri nga ana e Guardia di Financa, duke bashkëpunuar dhe koordinuar veprimet me grupet e kontrollit nga toka, me qëllim verifikimin e çdo koordinate, ku dyshohet se mund të ketë të kultivuara bimë narkotike.

Policia njofton se kontrolli i territorit dhe monitorimi nga ajri do të vijojë edhe në ditët e ardhshme në përmbushje të prioritetit kryesor, atë të parandalimit të kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike.




Skip to toolbar