Aktivistja Greta Thunberg, “personi i vitit” nga revista Time

AKTUALITET


Revista prestigjoze “Time” shpalli “personazh i vitit”, aktivisten Greta Thunberg. Aktivistja 16-vjeçare suedeze, e cila është bërë e famshme me nismat e saj për mbrojtjen e klimës, është përzgjedhur nga “Times” si personazhi i vitit 2019. Thunberg filloi një lëvizje globale duke anashkaluar shkollën.

Në vitin 2018, ajo protestoi përpara Parlamentit Suedez, duke mbajtur një banderolë ku shkruhej: “Protesta shkollore për klimën”. Në 16 muajt që nga gushti i vitit 2018, Thunberg iu drejtuar krerëve të shteteve në Kombet e Bashkuara, u takua me Papën dhe kundërshtoi Presidentin e Shteteve të Bashkuara, ndërsa frymëzoi  4 milion njerëz për t`u bashkuar në një protestë globale për klimën në 20 shtator 2019, që ishte një nga tubimet më të mëdha për klimën në historinë njerëzore.


Falë nismave të saj, shumë kryetarë bashkish deri te presidentë shtetesh, kanë ndërmarrë nisma pozitive në mbrojtje të klimës. Edhe në SHBA u miratua një ligj që synon minimizimin e emetimit të karbonit në atmosferë. Thunberg është 16 vjeç, por duket si 12, thotë Times në editorialin kushtuar aktivistes suedeze.

Ajo ka sindromën Asperger, që do të thotë se nuk të njëjtin reagim emocional si shumë njerëz të zakonshëm. Ajo nuk impresionohet nga popullariteti i njerëzve të tjerë dhe as nuk duket se shfaq interes për famën e saj në rritje. Megjithatë, këto cilësi e kanë ndihmuar shumë që të bëjë sensacion global.




Skip to toolbar