Akuza për bullizëm, zv. kryeministri i Britanisë së Madhe jep dorëheqjen

BOTA


Zv. kryeministri dhe ministri i Drejtësisë së Britanisë së Madhe, Dominic Raab dha dorëheqjen sot.

Rabb dha dorëheqjen pas një hetimi të pavarur për sjelljen e tij dhe akuzat për bullizëm, sipas The Guardian.


Në një letër drejtuar kryeministrit Rishi Sunak të postuar në Twitter, Raab tha se hetimi kishte krijuar një precedent të rrezikshëm, por se ai do të vazhdojë të mbështesë qeverinë.

Nëse Dominic Raab do të kishte vazhduar në detyrë, laburistët do të kishin thënë se dështimi i Rishi Sunak për ta shkarkuar atë ishte një shenjë dobësie.

Raab ka dhënë dorëheqjen, por laburistët po e akuzojnë gjithsesi Sunak si një lider të dobët me arsyetimin se Raab nuk duhej t’i jepej puna që prej fillimit.




Skip to toolbar