Akuzohen për krime lufte, Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi sot para gjykatës

KOSOVA


Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi ditën e sotme do të dalin sërish para Gjykatës Speciale në Hagë.

Seanca është paraparë të mbahet në orën 14:30 gjatë së cilës ish-krerët e UÇK-së do të njoftohen për ecurinë e çështjes, nëse të akuzuarit kanë marrë të gjitha materialet e kërkuara dhe vendoset nëse dëshmitarët do të jenë prezent gjatë periudhës së gjykimit.


Ata qëndrojnë në paraburgimin e Hagës që prej 5 Nëntorit dhe akuzohen se si drejtues të UÇK-së kishin kryer krime lufte dhe krime kundër njerëzimit gjatë luftës në Kosovë.




Skip to toolbar