Akuzoi Ramën, Tabaku dënohet për shpifje: Gjobë dhe përgënjeshtrim

AKTUALITET


Gjykata ka dënuar ish deputeten e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku për akuzën e shpifjes duke e detyruar përfaqësuesen e PD-së që jo vetëm të paguaj gjobën por edhe të bëjë përgënjeshtrim. Jorida Tabaku u padit për shpifje nga kryeministri Rama, pas deklaratës së saj se lojërat e fatit ishin katër-fishuar gjatë qeverisjes së Ramës.

Sipas vendimit të gjykatës, Tabaku detyrohet t’i paguajë Ramës si dëmshpërblim shumën prej 300 mijë lekësh.


“Detyrimin e palës së paditur, Jorida Tabaku, t’i paguajë paditësit Edi Rama si dëmshpërblim për dëmin jopasuror të shkaktuar nëpërmjet deklarimit të saj në faqen Facebook të datës 25.10.2918 shumën prej 300 mijë lekë”,- thuhet në vendim.

Krahas kësaj, Tabaku duhet të publikojë një përgënjeshtrim në faqen e saj në FB, në lidhje me deklaratën e asaj date, brenda një afati prej 7 ditësh nga dhënia e këtij vendimi.




Skip to toolbar