Po vidhnin një makinë, policia i arreston dhe zbulon një tjetër vjedhje

AKTUALITET


Policia e Tiranës arrestoi në flagrancë 2 shtetas, të cilët po tentonin të vidhnin një automjet. Sipas një njoftimi zyrtar të Policisë së Shtetit, në pranga janë vënë në pranga shtetasit V.K., 31 vjeç dhe E.H. 32 vjeç (i dënuar më parë për vjedhje) të dy banues në Tiranë.

Të dy personat janë arrestuar në rrugën “Mujo Ulqinaku” gjatë operacionit të koduar “Shëtitësit e natës”. Në momentin e ndalimit nga policia, këta persona po tentonin të vidhnin mjetin në pronësi të shtetasit me inicialet E.S.


Në bazë të hetimeve dhe të provave materiale, pamjeve filmike dhe dëshmi, rezulton se këta shtetas janë autorë të vjedhjes së një automjeti, në muajin shtator, në rrugën “Bogdanët”.

Vijon puna për zbardhjen e vjedhjeve të tjera, të cilat dyshohet se janë kryer nga këta shtetas. Materialet proceduriale do t’i referohen Prokurorisë për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja” e mbetur në tentativë, në ngarkim V. K dhe E. H.




Skip to toolbar