Albanese fiton zgjedhjet/Australi, triumfojnë laburistët. Konservatorët dhe liberalët ndajnë humbjen

BOTA


Kryeministri Australian Anthony Albanse siguroi fitoren për një mandate të dytë në zgjedhjet parlamentare të vendit që u mbajtën këtë të shtunë, sipas asaj që treguan  projeksionet finale.

Rezultatet tregojnë se Partia Laburiste e Albanese ka përfituar nga lëkundja  e ditëve të fundit tek votuesit në mbarë vendin duke triumfuar mbi rivalët e Partisë Liberal Nacionale të udhëhequr nga Peter Dutton.

Kostot e larta të jetesës, përkeqësimi i sistemit shëndetësor, rritja e kostove të strehimit dhe presidenca e paparashikueshme e presidentit Amerikan Donald Trump ishin ndër çështjet kryesore që shqetësuan popullin Australian përgjatë fushatës zgjedhore.

Ndërsa numërimi I votave vijon, mediat Australiane shkruajnë se Albanese mund të ketë nevojë për një qeveri koalicioni për të formuar shumicën qevevrisësve e cila kërkon 76 deputetë në parlament.

Të gjelbërtit dhe një sere kandidatësh të pavarur mund të luajnë një rol vendimtar në përbërjen përfundimitare të qeverisë.

Në zgjedhjet e vitit 2022 ku Albanese mori mandatin e parë të tij qeverisës duke u bërë kryeministri I 32 I Australisë votat u ndalë pothuajse nv mënyrë të barabartë mes Partisë Labursite dhe Liberal Nacionalistëve. Një e treta e votave shkoi për kandiatët  e pavarur dhe partite e vogla. Analistët politik thonë se ky skenar mund të përsëritet edhe këtë të shtunë me Anthony Albanesen i cili fiton zgjedhjet me një diferencë të ngushtë ndaj rivalit të tij polik Peter Duton dhe në fund do të ketë nevojë për një qeveri koalicioni.



Skip to toolbar