Ali Ahmeti pranë të prekurve nga tërmeti: Na u bë zemra mal për të shpëtuarit

AKTUALITET


Kreu i BDI-së Ali Ahmeti dhe kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferri ndodhen në lagjen nr. 6 të Durrësit, një ndër më të prekurat nga tërmeti, për të dhënë ndihmën e tyre të prekurve nga tragjedia. Ahmeti dhe Xhaferri ishin të shoqëruar nga presidenti Meta, i cili falënderoi ekipet e kërkim shpëtimit që erdhën nga Shkupi për të ndihmuar shqiptarët në këtë moment të vështirë

Ali Ahmeti tha se lutet që një tragjedi e tillë të mos përsëritet më, por duke qenë se janë zhvillime të paparashikueshme duhet që të jemi të përgatitur. Ahmeti tha se është ndjerë mjaft i gëzuar që nga rrënojat kanë dalë edhe njerëz të gjallë.


“Kam ardhur për t’iu inkurajuar për misionin tuaj fisnik, dashtë Zoti që tragjedi të tilla të mos ketë, por janë zhvillime të paparashikueshme dhe ne duhet të jemi të përgatitur. Mua më është bërë zemra mal kur kam dëgjuar për punën dhe sakrificën tuaj. Kam qenë krenar kur dëgjova se keni shpëtuar jetë njerëzish. Uroj të gjithëve shëndet dhe Zoti ju ndihmoftë në misionin tuaj” tha Ahmeti.




Skip to toolbar