Alibeaj zbardh takimin me ambasadorët e SHBA dhe të BE

Më të fundit


Tetë ambasadorët kryesore në vendin tonë, ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si dhe ata të Bashkimit Europian kanë zhvilluar ditën e sotme një takim me dyer të mbyllura në Kryesinë e Kuvendit, me  përfaqësuesit e grupit parlamentar të Enkelejd Alibeajt.

Pas përfundimit të takimit, kreu i Grupit Parlamentar të PD-së bëri të ditur se objekt i takimit ishin reformat që janë iniciuar në parlament.


“Një nga takimet që i kemi pasur format shumë kohë më parë. Objekt i takimit të gjitha ato reformat që i kemi nisur në parlament dhe ju i keni ndjekur. Takim i parë që do të pasohet nga të tjerë, qoftë në këtë format apo të tjera,” tha Alibeaj.

Po ashtu, Alibeaj u shpreh i bindur se forma të tilla takimesh ose të ngjashme mund të pasohen nga të tjerë në vijim.

Në takimin që zgjati për rreth 1 orë e gjysmë, ishin të pranishëm ambasadorë të SHBA-ve, BE-së, OSBE-së, Italisë, Gjermanisë, Francës, Zvicrës dhe Britanisë së Madhe.




Skip to toolbar