Ambasada Amerikane: Qëndrimi i SHBA i qartë! Lufta kundër korrupsionit përbën një interes thelbesor

Më të fundit


Zyra e shtypit e ambasadës amerikane në një reagim për mediat deklaron prere se Ambasada e SHBA do të përdorë të gjitha instrumentet që ka në dispozicion për t’u përballur me korrupsionin dhe pandëshkueshmërinë.

“Midis urdërit ekzekutiv të Presidentit Biden, shpalljes nga sekretari i shtetit Blinken, deklaratave të ambasadores Kim përpara shtypit medias javën e kaluar dhe editorialit të saj këtë javë, qëndrimi i SHBA është i qartë dhe i pandryshuar:


Lufta kundër korrupsionit përbën një interes thelbesor të sigurisë kombëtare të Shteteve të Bashkuara dhe ne do të përdorim të gjitha instrumentet që kemi në dispozicion për tu përballur me korrupsionin dhe pandëshkueshmërinë”, tha ambasada e SHBA.




Skip to toolbar