Një shqiptar plagoset në qendër të Athinës

AKTUALITET


Një i ri shqiptar ka mbetur i plagosur sot herët në mëngjes në Athinë pasi u përfshi në një konflikt të përgjakshëm, raporton noa.al.

Ngjarja ndodhi në lagjen Peristeri të Athinës, ku në konflikt për arsye të paqarta ka kërcitur arma e zjarrit.


Për pasojë, një shqiptar 35 vjeçar ka marrë plagë serioze dhe u dërgua në spitalin e Atikës për ndjekje nga mjekët.

Në këtë ngjarje raportohet se janë plagosur edhe dy të rinj grekë.

Është e paqartë për momentin lidhja mes tre të plagosurve dhe kush janë personat e tjerë të përfshirë.




Skip to toolbar