Ambasada e SHBA dënon dhunën e opozitës ndaj policisë

Më të fundit


Ambasada e Shteteve të Bashkuara ka dënuar dhunën e ushtruar gjatë protestës së opozitës. Menjëherë pas përfundimit të protestës Ambasada e SHBA nxori një deklaratë duke dënuar dhunën që ndodhi gjatë protestës sonte.

“Grumbullimi paqësor dhe e drejta për të shprehur pakënaqësitë ndaj qeverisë janë shtylla të demokracive të shëndosha, por janë të drejta që duhen ushtruar paqësisht. Përdorimi i mjeteve piroteknike, sidomos kur vënë në shënjestër policinë, nuk është akt paqësor, është i papranueshëm dhe jodemokratik. Iu bëjmë thirrje të gjithë organizatorëve të protestës të ndalojnë aktet e dhunshme dhe të angazhohen në dialog konstruktiv”, deklaron ambasada e SHBA në Tiranë

🇦🇱 | Ambasada e SHBA dënon dhunën që ndodhi gjatë protestës sonte. Grumbullimi paqësor dhe e drejta për të shprehur…

Gepostet von U.S. Embassy-Tirana am Sonntag, 2. Juni 2019


Skip to toolbar