Amendamentet e PS për listat, Salianji: Çertifikimi i frikës deri në palcë që kanë drejtuesit e Rilindjes

AKTUALITET


 

Ish-deputeti demokrat, Ervin Salianji, reagon pas propozimit të amendatmente të propozuara një ditë më parë nga Partia Socialiste për listat, që ndonëse PS pretendon se janë 100% të hapura, opozita thotë krejt të kundërtën.

Salianji shkruan në “Facebook” se propozimi i Ramës për lista 100% të mbyllura është çertifikimi i frikës në palcë që kanë drejtuesit e Rilindjes.

Sipas ish-deputetit, “Votimi me renditje pa asnjë diferencë nga zgjedhjet e kaluara tenton të sjellë në parlament të korruptuarit e Rilindjes!”

Reagimi i Salianjit:

Propozimi i Ramës për lista 100% të mbyllura është çertifikimi i frikês në palcë që kanë drejtuesit e Rilindjes se pas humbjes së pushtetit do të humbin dhe ndikimin në PS!

Me lista të hapura është votuesi ai që përcakton se kush bēhet deputet, kandidatët renditen sipas grumbullimit të votave të marra nga qytetarët dhe jo nga renditja e partisë! Nëse renditja e partisë është përcaktuese nuk ka hapje listash! Ky propozim rrëzon dhe propogandën se ndryshimet kushtetuese u bënë për të hapur listat.

Ky palaçollëk i propozuar i rrëzoi mbulesën e fundit dhe i nxorri qartë frikën e përballjes me zgjedhjet dhe qytetarët! Votimi me renditje pa asnjë diferencë nga zgjedhjet e kaluara tenton të sjellë në parlament të korruptuarit e Rilindjes! Fytyrat më të urryera nga qytetarët kërkojnë të imponohen nga Rama me marifet elektoral!



Skip to toolbar