Mbrojtësi i përfaqësues së Kosovës, Amir Rrahmani kaloi të premten testet mjekësore te Napoli. 26-vjeçari ishte në Romë për të bërë vizitat mjekësore, ndërsa duket se gjithçka ka kaluar me sukses.
Siç raporton gazetari sportiv italian, Gianluca di Marzio, Amir Rrahmani do të nënshkruajë të hënën kontratën e re me Napolin. Sipas gazetarit italian, kosovari do të bëhet pjesë e Napolit për një transferim që do t`i kushtojë Napolit 14 milionë euro.
Ndërkohë, Rrahmani do të firmos një kontratë pesë vjeçare me Napolin, ku do të përfitojë rreth 1.8 milionë euro. Amir Rrahmani do të qëndrojë deri në fund të sezonit te Hellas Verona në formë huazimi, ndërsa në qershor do të bashkohet me Napolin.