Analisti Çupi: Trump, produkt i kohës dhe domosdoshmëri

Më të fundit


Analisti Frrok Çupi thotë për ‘Real Story’ se Trump është një domosdoshmëri dhe produkt i kohës. Më tej, Çupi thotë se epoka e idiotësive nxjerr edhe udhëheqës të çuditshëm dhe se Trump shpesh herë ka tronditur me deklaratat e tij.

“Trump është një produkt i kohës, domosdoshmëri dhe ka gjetur atë hapësirë që është lënë bosh dhe në punët e Amerikës. Është një epokë që është lodhur nga parimet e përjetshme, është epokë demokracie. Njeriu sot nuk është aq skolastik, aq i lidhur pas principeve dhe nuk do të dijë çfarë ndodh në Vietnam.

Epoka e idiotësive nxjerrin edhe udhëheqës të çuditshëm. Trump shpesh herë na trondit. Për ne ka një vlerë shumë të madhe sepse po marrim vesh çfarë është tjetri çfarë jemi ne.”



Skip to toolbar