“Andorra më e rëndësishme se Franca”, Hysaj kërkon ndihmën e tifozëve

AKTUALITET


Kapiteni i skuadrës kombëtare të futbollit, Elseid Hysaj, doli në konferencë për shtyp një ditë para ndeshjes me Andorrën. I rikthyer në kombëtare pas mungesës në ndeshjet e tetorit, Hysaj u shpreh se kuqezinjtë janë të bashkuar.  “Jemi shumë të bashkuar dhe po shihet edhe nga jashtë. Jemi shumë mirë dhe me trajnerin e ri besimi është rritur më shumë për të bërë diçka të mirë”, tha mbrojtësi.

Dëmtimi kaloi, tani ndihet gati për të luajtur, ndërsa shpreson që në dy ndeshjet e mbetura në grup, skuadra kombëtare të marrë sa më shumë pikë. “Jam mirë sepse luajta në ndeshjen e fundit. Po mendojmë për Andorrën sepse është ndeshje e vështirë për ne sepse të gjithë. Gjithashtu po mendojmë për Francën dhe duam të marrim rekordin e pikëve”, tha Hysaj.

Franca është ekip i vështirë, thotë mbrojtësi i kombëtares, por jo i pamundur. “Franca është kampion bote dhe do të jetë e vështirë të marrim pikë por do të kemi një dorë nga tifozeria. Unë luaj te Napoli dhe tifozeria mund të na japë një dorë të ngrohtë për të marrë pikë në dy ndeshjet”, shprehet Hysaj.

Vëmendja është përqëndruar te Franca, por për Elseid Hysajn ndeshja më e rëndësishme është ajo kundër Andorrës. “Sigurisht që të gjithë po flasin për Francën por ne e dimë që me Andorrën është më e rëndësishme se me Francën. Pas kësaj ndeshje do të shohim për Andorrën. Do të provojmë të sulmojmë dhe për të mos pësuar gol. Mbrojtësit tonë po luajnë titullar me skuadrat e tyre”, tha Hysaj.



Skip to toolbar