Këshilli i Lartë Gjyqësor ka publikuar listën e gjyqtarëve që kanë shprehur interes për të qenë pjesë e këtij institucioni.
Katër prej gjyqtarëve vijnë nga gjykatat e Tiranës ndërsa një nga ajo e Durrësit.
Në njoftimin e KLGJ-së thuhet se pas 7 vitësh nga mbyllja e afatit për dorëzimin e kërkesave e dokumenteve përkatëse do ecet para me procesin e verifikimit e më pas do bëhet shpallja e kandidaëve zyrtarë.
Njoftimi i KLGJ-së
“Lista e gjyqtarëve që kanë shprehur interes dhe kanë dorëzuar dokumentacionin e kërkuar për kandidatë në Këshillin e Lartë Gjyqësor
Pas përfundimit të afatit për paraqitjen e shprehjes së interesit për kandidatë në Këshillin e Lartë Gjyqësor, shpallur nga Gjykata e Lartë më datë 24.07.2023, për zgjedhjen e dy gjyqtarëve nga rradhët e gjyqtarëve të gjykatës së shkallës së parë dhe një gjyqtari nga radhët e gjyqtarëve të apelit, bazuar në ligjin 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, deri më datë 04.09.2023, kanë shprehur interes dhe kanë dorëzuar dokumentacionin e kërkuar gjyqtarët e mëposhtëm:
– Emona Muçi – Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë
– Irida Kacerja – Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë
– Alma Kodraliu – Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë
– Gentjana Muçaj – Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë
– Markelian Koça – Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës
Administrata e Gjykatës së Lartë, brenda 7 ditëve nga data e mbylljes së afatit për dorëzimin e kërkesës dhe dokumentacionit përkatës, do të vijojë me procesin e verifikimit të plotësimit të kushteve ligjore të kandidatëve dhe menjëherë më pas do të bëjë shpalljen e kandidatëve zyrtarë.”