Merkel zbulon dhuratën e Ramës: Është artist

AKTUALITET


Pas takimit me kryeministrin shqiptar Edi Rama në Berlin, faqja zyrtare e Angela Merkel në Instagram ka publikuar një foto nga takimi.

Krahas fotos shkruhet komenti: “Kancelarja Merkel mirëpret Edi Ramën, kryeministër i Shqipërisë.


Politikani është gjithashtu një artist dhe i solli kancelares librin e tij të fundit si një suvenir”.

Rama dhe Merkel zhvilluan të premten një takim ku temë qëndrore e diskutimeve ishte hapja e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian. Pas takimit Rama u shpreh optimist për mbështetjen e Gjermanisë ndërsa kancelaren gjermane e cilësoi një mike të mirë.




Skip to toolbar