“Mike e vërtetë”, Rama mbi 30 minuta me Merkel. Optimist për negociatat

AKTUALITET


Kryeministri Rama është takuar të premten në Gjermani me kancelaren Gjermane, Angela Merkel, të cilës i ka kërkuar mbështetjen për një vendim pozitiv të Gjermanisë për çeljen e negociatave mes Shqipërisë dhe BE-së.

“Në Kancelarinë Federale për të kërkuar PO-në për Shqipërinë”, shkruan Rama.


Në përfundim të takimit që ka zgjatur rreth 30 minuta, kryeministri është shfaqur optimist për mbështetjen e Gjermanisë për negociatat, ndërsa Merkelin e cilëson si një mike të vërtetë.

“Shumë i inkurajuar nga vlerësimet dhe predispozita pozitive ndaj Shqipërisë e kancelares Merkel. Mike e Vërtetë”, shkruan Rama.

Bundestagu gjerman, ku partia e Merkel ka shumicën e votave do të vendosë më 27 shtator për Shqipërinë.

Më herët Rama njoftoi se bisedimet në Komitetin e Çështjeve Europiane të Bundestagut Gjerman kanë qenë pozitive për Shqipërinë.

“Në Komitetin e Çështjeve Europiane të Bundestagut për të kërkuar PO-në e parlamentit gjerman për Shqipërinë. Bashkëbisedim i hapur dhe pozitiv”, shkruan Rama duke dhënë shpresë se vendimi i Bundestagut gjerman do të jetë pozitiv për çeljen e negociatave për Shqipërinë.

Në Kancelarinë Federale për të kërkuar PO-në për Shqipërinë🇦🇱🇩🇪🇪🇺

Gepostet von Edi Rama am Freitag, 13. September 2019

Shumë i inkurajuar nga vlerësimet dhe predispozita pozitive ndaj Shqipërisë e kancelares Merkel🇩🇪🇦🇱🇪🇺#MikeeVërtetë🙏

Gepostet von Edi Rama am Freitag, 13. September 2019



Skip to toolbar