Anti-KÇK, Shametaj: Pse s’mund ta drejtojë prokurori. OFL, levë e veprimtarisë së SPAK-ut

AKTUALITET


Deputeti i PS-së Adnor Shametaj ka shpjeguar në “Real Story” në News24 se përse OFL nuk mund të drejtohet nga prokurori i përgjithshëm apo një prokuror civil duke theksuar se gjithçka varet nga SPAK. Sipas tij, OFL është levë e veprimtarisë së SPAK-ut.

“Ka skepticizëm lidhur me rolin e përcaktuar të Policisë së Shtetit, të ministrit të brendshëm apo drejtorit të përgjithshëm të policisë. OFL si strukturë është komplemantare dhe është levë e veprimtarisë së SPAK-ut.
Nuk mundet ta drejtojë prokurori. Është tjetër fusha e veprimtarisë së prokurorit të përgjithshëm dhe tjetër e prokurorisë civile në thonjëza dhe tjetër fusha e veprimtarisë së SPAK. Ky komitet është koordinues i politikave. nuk ka drejtim procedural. Këtu bëhet politikë penale, nuk ka rol ekzekutiv. Ky komitet nuk merr asnjë vendim, asnjë akt. Është për të përcaktuar politikat antikrim. Policia e Shtetit në të gjitha rastet kur ka të dhëna për vendime penale nga gjykatat e huaja apo shqiptare ia dorëzon dosjen për një person prokurorit të SPAK, i cili bën hetimet e veta dhe ia dorëzon gjykatës. pra nuk i shkelen të drejtat e njeriut asnjë individi, i nënshtrohet hetimit gjyqësor”, deklaroi Shametaj.





Skip to toolbar