Antishpifja, Balla: Metën e rrëzojmë në Kuvend, presim Venecian

POLITIKË


Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla tha se paketa antishpifje do të dekretohet në parlament dhe se do punohet që rekomandimet e Këshillit të Europës të adresohen për një përmirësim edhe më të mirë të tij. Pavarësisht se ligji është kthyer nga presidenti Meta, Balla tha se dekretet e tij mbrojnë një statukuo, ku shpifja ndaj personit dhe ku dezinformimi publik është kthyer në normë jetese për shumë persona. Balla u shpreh se qeveria ka punuar për këtë ligj me OSBE dhe Këshillin e Europës dhe se do të vijojë bashkëpunimin me çdo organizatë për përmirësimin e legjislacionit “antishpifje” në të ardhmen. Kryetari i Grupit Parlamentar të PS falenderoi Asamblenë e Përgjithshme të Këshillit të Europës që çoi draftin në Komisionin e Venecias, ku pret dhe rekomandimet e vyera të saj për përmirësimin e legjislacionit.

Dekretet e Presidentit të Republikës mbrojnë një statukuo, ku shpifja ndaj personit ka triumfuar gjerësisht dhe ku dizinformimi publik është kthyer në normë jetese për shumë aktore online, ndërsa bashkëpunimi ynë me OSBE dhe Këshillin e Europës ka synuar dhe do të synojë mbrojtjen e fjalës së lirë e te integritetit njerëzor nga shpifja si edhe te vete publikut nga dezinformimi.


Prandaj ne do t’i rrëzojmë dekretet e Presidentit dhe do të vijojmë bashkëpunimin me çdo organizate brenda e jashtë vendit, për çdo përmirësimin të mundshëm të legjislacionit “antishpifje” në të ardhmen.

Ne jemi në kontakt dhe i falenderojmë kolegët e APKiE që ia kaluan Komisionit të Venecias tekstin dhe mezi presim ta përmirësojmë më tej ligjin me sugjerimet e vyera te Komisionit të Venecias.

Ndërkohë sikurse e kemi thënë, institucionet përkatëse shqiptare do të punojmë ngushtësisht me OSBE për aktet e domosdoshme nënligjore” shkruan Balla në Facebook.




Skip to toolbar