Arbitra nga Spanja për të vendosur drejtësi në Francë-Shqipëri

SPORT


Të shtunën më 7 shtator, kombëtarja shqiptare e futbollit do të luajë ndeshjen e radhës kualifikuese për Euro 2020 ndaj Francës. Në takimin që do të luhet në “Sade de France”, do të vendosin drejtësi katër arbitra nga Spanja. Këtë mërkurë janë publikuar emrat e arbitrave që do të drejtojnë ndeshjen  e kuqezinjve me ‘gjelat’. Arbitër kryesor është Jesus Gil Manzano nga Spanja, i cili ka stemën e FIFA dhe një karrierë të gjatë në ndeshje ndërkombëtare.

Dy asistentët e tij në këtë tëkim do të jenë bashkëatdhetarët e Gil Manzano. Bëhet fajël për arbitrin Diego Barbero Sevilla dhe Angel Nevado Rodriguez, të cilët do të asistojnë ndeshjen e së shtunës. Arbitër i katërt është spanjolli tjetër, Jose Maria Sanzhez Martinez, ndërsa delegati i ndeshjes është nga Letonia, Janis Mezeckis.


Shqipëria do ta nisë këtë ndeshje si jo favorite, pasi Franca është pretendente kryesore për të kaluar grupin, ndërsa kuqezinjtë kanë rivalitetin direkt të Islandës dhe Turqisë. Prej tre ditësh kombëtarja ka nisur grumbullimin në Durrës, ku trajneri Edy Reja ka thirrur 23 lojtarë, ndërsa disa të tjerë janë në gatishmëri. Pas Francës, kombëtarja kuqezi do të ndeshet në “Elbasan Arena” me Islandën në datën 10 shtator.




Skip to toolbar