“Arrest në burg” për pengmarrje/ Kush është Xheçuka, planifikoi vrasjen e Durim Bamit për llogari të Ervis Martinajt

AKTUALITET


Ekzekutohet masa e sigurisë “arrest në burg” për shtetasin Hektor Xhecuka,  i akuzuar për veprat penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie”, dhe “Heqja e paligjshme e lirisë”, pasi në bashkëpunim me 6 persona të tjerë morën peng një 35-vjeçar, si dhe e kërcënuan këtë të fundit për dhënin e pasurisë.

Hektor Xhecuka nuk është një emër i padëgjuar për drejtësinë shqiptare. Ai ka qenë në kërkim në kuadër të operacionit ‘Revanshi’, pasi planifikoi të vriste Durim Bamin, për llogari të Ervis Martinjat, fati i këtij të fundit mbetet mister.



Skip to toolbar