Abuzimet me pronat, 18 të arrestuar në Durrës

#NËRADAR


Të paktën 18 persona u arrestuan ndërsa shumë të tjerë janë shpallur në kërkim apo kanë marrë masën “Detyrim paraqitje”, pasi akuzohen se abuzuan me pronat në qytetin e Durrësit. Në një deklaratë për mediat, Policia e Durrësit njoftoi të premten se finalizoi operacionin “Rodoni”, duke goditur veprimtarinë kriminale në fushën e korrupsionit dhe falsifikimit të dokumenteve. Nga operacioni i realizuar i Policisë Kriminale, FNSH dhe Prokurorisë së Durrësit, janë vënë në pranga 18 persona ndërsa janë shpallur në kërkim 3 të tjerë.

Në pranga janë vënë tre ish-drejtues të Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme në Durrës, konkretisht shtetasi me inicialet A.I., shtetasja E.N., 34 vjeçe dhe shtetasi A.K., 47 vjeç. Gjithashtu në pranga është vënë dhe ish kryetari i Komunës Ishëm, shtetasi me inicialet S.I., të cilët akuzohen për “Shpërdorim detyre” dhe “Falsifikim i dokumenteve”.


Më poshtë komunikata e plotë e Policisë së Shtetit për personat e arrestuar dhe ata të shpallur në kërkim.

Konkretisht në pranga janvë shtetasit e mëposhtëm:

A. I., 35 vjeç, ish-Drejtori i Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme Durrës, i dyshuar për veprat penale  “Shpërdorimi i detyrës”  dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.

E. N., 34 vjeçe, ish-Drejtoreshë e Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme Durrës, e dyshuar për veprat penale  “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.

A. K., 47 vjeç, ish-Drejtori i Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme Durrës,i dyshuar për veprat penale  “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.

S. I, 51 vjeç, ish-Kryetari i Komunës Ishëm, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Gj. B., 56 vjeç, ish-Kryetari i Komisionit të Ndarjes së Tokës në fshatin Bizë, i dyshuar për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.

B. Z, 37 vjeç, ish-jurist në Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme Durrës, i dyshuar për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Shpërdorimi i detyrës” (e kryer në bashkëpunim dhe më shumë se një herë).

M. D.,  34 vjeçe, ish-jurist në Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme Durrës, i dyshuar për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Shpërdorimi i detyrës” (e kryer në bashkëpunim).

R. P., 31 vjeç, ish-jurist në Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme Durrës, i dyshuar për veprat penale  “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Shpërdorimi i detyrës” (e kryer në bashkëpunim).

M. Z., 41 vjeç, jurist në Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme Durrës, i dyshuar për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.

R. Z., 34 vjeç, ish-hartograf në Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme Durrës, i dyshuar për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Shpërdorimi i detyrës” (e kryer në bashkëpunim dhe më shumë se njëherë).

D. K., 36 vjeç,  ish-hartograf në Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme Durrës, i dyshuar për veprat penale  “Shpërdorimi i detyrës”  dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.

E. SH., 69 vjeç, anëtar i Komisionit të Ndarjes së Tokave në fshatin Bizë, i dyshuar për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.

L. M., 68 vjeç, anëtar i Komisionit të Ndarjes së Tokave në fshatin Bizë, i dyshuar për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.

L. B.,  35 vjeç, përfitues toke, i dyshuar për veprën penale “Mashtrimi”.

Gj. P.,  59 vjeç, përfitues, i dyshuar për veprat penale “Mashtrimi” paragrafi 2, 3 dhe “Falsifikimi i dokumenteve” i  kryer në bashkëpunim.

Gj. B., 57 vjeç,  përfitues, i dyshuar për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve” i  kryer në bashkëpunim.

A. D., 31 vjeç, përfitues, i dyshuar për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” i  kryer në bashkëpunim.

L. N,, 68 vjeç, përfitues, i dyshuar për veprat penale “Mashtrimi” paragrafi 2, 3 dhe “Falsifikimi i dokumenteve” i  kryer në bashkëpunim.

Gjithashtu, u ekzekutuan vendimet e lëshuara nga gjykata për “Detyrim paraqitjeje” para Oficerit të Policisë Gjyqësore, për shtetasit:

 A. Ç., 40  vjeçe,  banues në  Vlorë, përfituese, e dyshuar për veprat penale “Mashtrimi” paragrafi 2, 3 i  kryer në bashkëpunim, masë sigurimi “Detyrimi për t`u paraqitur në policinë gjyqësore”.

Sh. A., përfitues, e datëlindjes 10.02.1966, banues në Maminas, Durrës, përfitues, i dyshuar për veprat penale “Mashtrimi” kryer në bashkëpunim, masë sigurimi “Detyrimi për t`u paraqitur në policinë gjyqësore”.

S. M.,  60 vjeç, ish-jurist në Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme Durrës, i dyshuar për veprën penale  “Shpërdorimi i detyrës”, masë sigurimi “Detyrimi për t`u paraqitur në policinë gjyqësore”.

A. Th., 29 vjeç, ish-juriste në Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme Durrës, i dyshuar për veprën penale  “Shpërdorimi i detyrës”, masë sigurimi “Detyrimi për t`u paraqitur në policinë gjyqësore” parashikuar nga neni 234 të K. Pr. Penale.

L. K.,  33 vjeçe, Përgjegjese e Zyrës Juridike  në Agjencia Shtetërore e Kadastrës Durrës, e dyshuar për “Korrupsionit pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

D. G., 34 vjeç, juriste në Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme Durrës.

Si dhe u shpallen në kërkim shtetasit:

L. O., administrator i një shoqërie private.

L. B.,  përfitues toke me banim në Bizë.

A. R., përfitues, me banim në fshatin Katund i Ri, Sukth.

Nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, u kryen ndalimet për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojne funksione publike”, “Shpërdorimi i detyrës”, “Falsifikimi i dokumenteve”, “Mashtrimi”, si dhe “Grupi i strukturuar kriminal, të kryer në bashkëpunim”, vepra penale të parashikuara nga nenet 186, 248, 259, 287/b  dhe 25 të Kodit Penal.

Nga veprimet hetimore të kryera në funksion të procedimit penal Nr. 531/2019, pas një hetimi proaktiv duke aplikuar metodat speciale të hetimit, si kryerje përgjimesh telefonike, filmime, përgjime ambientale dhe vëzhgime, rezultoi se shtetasit e mësipërm në bashkëpunim me njëri-tjetrin në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, kanë tjetërsuar sipërfaqe toke prej  68 000 m2, nga tokë shtetërore pa frut në tokë are dhe ua kanë shpërndarë personave të ndryshëm kundrejt përfitimit. Këtë aktivitet e kanë realizuar nëpërmjet falsifikimit të dokumenteve, si të akteve të marrjes së tokës në pronësi, kartelave të pasurive në Regjistrat e Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Durrës. Këtë sipërfaqe toke ua kanë shperndarë personave me banim në Durrës, të cilëve nuk u takonte të merrnin tokë në pronësi sipas ligjit.

Në këtë veprimtari kriminale janë përfshirë ish-punonjës të  ish-komunës Ishëm dhe ish-punonjës të  Zyrës së  Regjistrimit të  Pasurisë së Paluajtshme  Durrës, të  cilët  duke shpërdoruar detyrën kanë kryer veprime korruptive kundrejt shumave monetare, në periudha  kohore të ndryshme nga vitit 2013 – 2018, si dhe kanë ndihmuar pjesëtarët e këtij grupi kriminal duke shfrytëzuar të dhënat që dispononin për shkak të detyrës në përpilimin e dokumenteve të falsifikuara.

Gjatë operacionit nga Policia janë gjetur dhe sekuestruar shumë prova materiale që shërbenin për ushtrimin e këtij aktiviteti kriminal. Për të gjithë shtetasit e mësipërm ka filluar hetimi pasuror në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit”. Drejtoria Hetimore Qëndrore, në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, vazhdon hetimin për verifikimin e rasteve të tjera të korrupsionit dhe të  shperdomimit të detyrës nga punonjesit e adminitrates publike dhe përfitimin e paligjshëm të pasurisë shtetërore.

Policia e Shtetit siguron qytetarët se është tërësisht e vendosur për të luftuar pa kompromis çdo rast të paligjshmërisë  dhe krimin e organizuar e  korrupsionin  dhe fton qytetarët që të denoncojnë në Komisariatin  Dixhital dhe në 112 çdo rast të paligjshmërisë duke ju garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm dhe të paanshëm”, thuhet në deklaratën e Policisë së Shtetit.




Skip to toolbar