Media serbe B92 shkruan se Presidenti Aleksandër Vuçiç ka urdhëruar që Ushtria Serbe të vihet në gatishmëri të plotë luftarake.
Të njëjtin urdhër ka dhënë edhe Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë që edhe policia të jetë në gatishmëri të plotë. B92 shkruan se këto masa janë marrë pasi njësia e policisë së Kosovës “Rosu” sulmoi veriun e Kosovës dhe Metohisë.
“Ministria ka vënë njësitë e saj të posaçme në gatishmëri të plotë. Ky informacion është konfirmuar të martën në mëngjes. Transmetuesi publik i Serbisë RTS po raporton se Serbia ka filluar veprimtarinë diplomatike me qëllim që bashkësia ndërkombëtare “të qetësojë autoritetet e Kosovës”. Njësia “Rosu” këtë mëngjes sulmoi veriun, duke bërë një numër arrestimesh në të katër komunat serbe atje”, shkruan B92.