Arrestohen drejtues të bashkisë, pranga për ish-drejtorin e UKT dhe IMT

AKTUALITET


SPAK ka lëshuar 9 urdhër arreste për zyrtare dhe ish zyrtarë të bashkisë së Tiranës, për veprat penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Sipas njoftimit zyrtar të SPAK, Redian Molla dhe Mariglen Qato, ish drejtori i Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit (IMT) në Bashkinë e Tiranës, janë ortakët e vërtetë dhe pronarët “de facto” të shoqërisë “5D Konstruksion”.


Ata e kanë zotëruar indirekt këtë shoqëri duke përdorur persona të tjerë.

Redian Molla gjatë kohës që ka qenë Drejtor i Përgjithshëm të shoqërisë “Ujësjellës Kanalizime Tiranë” sh.a, në 2016-2020. 5D Konstruksion” sh.p.k, ka marrë pjesë dhe është shpallur fituese në shkelje të rregullave të prokurimit publik në 7 tendera, të realizuara nga kjo ndërmarrje.

Ndërsa në 2016-2018 Mariglen Qato, kur ortaku tjetër i 5D, ka ushtruar funksionin e Drejtorit të Departamentit Mbështetës në shoqërinë “Ujësjellës Kanalizime Tiranë” sh.a, subjekti tregtar i mësipërm ka marrë pjesë dhe ka fituar në kundërshtim me rregullat e prokurimit publik në 4 tendera.

Në këto raste vetë Qato ka qenë në komisionin e vlerësimit të Ofertave. Po ashtu Taulant Tusha, në cilësinë e Drejtorit të Përgjithshëm të Drejtorisë së Planifikimit të Punëve Publike dhe të anëtarit të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, në disa procedua prokurimi, se bashku me disa zyrtarë të tjerë e kanë favorizuar dhe i kanë krijuar avantazhe dhe privilegje të padrejta subjektit 5D në raport me operatorët e tjerë ekonomikë që kanë marrë pjesë në tender.

Për këta 3 zyrtarë ka masa arrest në burg, ndërsa për 6 zyrtare te tjerë të bashkisë Tiranë, SPAK ka kërkuar masa Arrest shtëpie dhe detyrim paraqitje.




Skip to toolbar