Sylvinho i “falet” UEFA-s, mendohet zgjerimi i listës së lojtarëve të grumbulluar për Evropianin

Më të fundit


UEFA mund të shpëtojë teknikun Sylvinho, nga “barra e rëndë” e përzgjedhjes së 23 futbollistëve që do të marrë me vete në Evropian, me organin më të lartë qeversisës të futbollit, në “Kontinentin e Vjetër”, që ka marrë në shqyrtim një sërë ankesash nga trajnerë të ndryshëm përfaqësuesesh, pritet të marrë në konsideratë shtimin e numrit të futbollistëve të lejuar në Euro 2024 nga 23 në 26 të tillë.

Sipas rarpotimeve më të fundit të mediave, një ide e tillë po merret në konsideratë dhe se brenda pak javësh pritet të dilet me një vendim zyrtar, që me gjasë do të jetë ai i shtimit të numrit të futbollistëve.


Kjo pasi shumë trajnerë kanë mbajtur qëndrim kundër rikthimit te lista me 23 futbollistë, duke qenë se për shkak të ngarkesës së madhe, rrezikojnë të përballen me shumë dëmtime.

Vlen të theksohet se në Europianin e 2021-shit dhe në Kupën e Botës 2022, në Katar, skuadrat patën mundësi të marrin nga 26 futbollistë, por për Evropioanin e këtij viti, UEFA vendosi të rikthehej te rregulli i mëparshëm, ai i listës me 23 lojtarë.

E nëse bën sërish prapakthehu, për të vendosur listën me 26 futbollistë, atëherë do të lehtësonte jo pak zgjedhjet e trajnerit Sylvinho, që me 3 emra më shumë në dispozicion, do të mund të shmangte vështirësinë e të lënit jashtë të emrave të bujshëm në repartin e sulmit. /i.m /abcnews.al




Skip to toolbar