Arrestohet në Itali pas 26 vjetësh shqiptari i akuzuar për vrasje të trefishtë

AKTUALITET


Interpol Tirana në bashkëpunim me Interpol Romën kanë arrestuar shtetasin Bardh Lula, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Lezhës e ka dënuar me “Burgim të përjetshëm” në vitin 1996 për veprën penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese”.

Lajmin për arrestimin e shtetasit Bardh Lula (Luli) 49 vjeç e ka dhënë Policia e Shtetit, e cila njofton se ky shtetas është vënë në pranga për llogari të drejtësisë shqiptare, teksa pritet të ekstradohet nga Italia për në Shqipëri.


Shtetasi Bardh Lula (Luli),  më  datë 12.06.1993 ka vrarë me armë zjarri për motive të dobëta shtetasit  N.L. , P.L. dhe M.L.

Operacioni i zhvilluar dhe finalizuar në Itali falë bashkëpunimit të  Interpol Tirana me Interpol Romën dhe Zyrat ndërlidhëse reciproke UCI Albania në Shqipëri dhe Bari në Itali në bazë të informacioneve të siguruara më parë nga Sektori për Krimet e Rënda në Departamentin e Policisë Kriminale në PSH, për vendndodhjen dhe gjeneralitetet  që përdorte  i kërkuari.

Bardh Lula (Luli) 49 vjeç, lindur në Lezhë, i cili fshihej në Itali  me emër e dokumentacion të falsifikuar si shtetas boshnjak. Vijonë procedurat për ekstradimin  drejt Shqipërisë të personit të dënuar me burgim të përjetshëm.

Policia e Shtetit

Tjetër operacion ndërkombëtar falë bashkëpunimit të Policisë së Shtetit me homologët italianë. Finalizohet operacioni ndërkombëtar i koduar “Wanted 3”.

Operacioni i zhvilluar dhe finalizuar në Itali falë bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Romën dhe Zyrat ndërlidhëse reciproke UCI Albania në Shqipëri dhe Bari në Itali në bazë të informacioneve të siguruara më parë nga Sektori për Krimet e Rënda në Departamentin e Policisë Kriminale në PSH, për vendndodhjen dhe gjeneralitetet që përdorte i kërkuari.

U bë arrestimi në Itali me qëllim ekstradimi i shtetasit shqiptar: Bardh Lula (Luli) 49 vjeç, lindur në Lezhë, i cili fshihej në Itali me emër e dokumentacion të falsifikuar si shtetas boshnjak.

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë, në vitin 1996 e ka dënuar këtë shtetas me “Burgim të përjetshëm” për veprën penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese”.

Shtetasi Bardh Lula (Luli), më datë 12.06.1993 ka vrarë me armë zjarri për motive të dobëta shtetasit N.L. , P.L. dhe M.L. Vijonë procedurat për ekstradimin drejt Shqipërisë të personit të dënuar me burgim të përjetshëm.




Skip to toolbar