Partia Demokratike i është përgjigjur Sekretarit të Përgjithshëm, Stoltenberg, duke deklaruar se Shqipëria është sot i vetmi vend anëtar i NATO-s me të burgosur politikë. Reagimi është bërë nga nënkryetari i PD, Edi Paloka gjatë një konference për shtyp nga selia blu, ku deklaroi se qytetarët përndiqen për arsyen e vetme se janë kundërshtarë politikë të kryeministrit të vetëm në Europë.
“Partia Demokratike dënon me ashpërsi ndalimin, shoqërimin dhe arrestimin e protestuesve paqësorë, kundër te cilëve nuk ka asnjë provë. Janë me dhjetëra qytetarët e ndaluar me urdhrin e Edi Ramës dhe mbetjes komuniste, Sandër Lleshaj, të cilët kanë për qëllim të ushtrojnë terror ose të frikësojnë shqiptarët!”, tha Paloka, ndërkohë që shtoi se sakrifica e asnjë shqiptari të bashkuar në betejën për zgjedhje të lira e të ndershme, për Shqipërinë si Europa, nuk do të shkojë dëm. “Ora e drejtësisë po vjen për ata që dhunojnë e vjedhin qytetarët, për ata që rikthyen të burgosurit politikë ne vendin anëtar të NATO-s”, përfundoi Paloka.
Një ditë më parë, Sekretari i Përgjithshëm i NATO, Jens Stoltenberg gjatë një vizite të shkurtër në Tiranë, kur deklaroi se dhuna e papranueshme për NATO-n dhe i bëri thirrje opozitës “Mos minoni zgjedhjet”.