Arrestohet në Kolumbi bosi i bandës mafioze “Ndrangheta”

AKTUALITET


Autoritetet kolumbiane kanë arrestuar një 55-vjeçar, të dyshuar si pjesëmarrës në bandën mafioze “Ndrangheta” më bazë në Itali.

Massimo Gigliotti, 55 vjeç, kërkohej ndërkombëtarisht nga autoritetet italiane sipas një njoftimi të kuq të INTERPOL-it për trafikim të sasive të mëdha të kokainës nga Amerika e Jugut në Evropë.

Arrestimi i të dyshuarit, Massimo Gigliotti, erdhi si rezultat i bashkëpunimit ndërkombëtar në kuadër të programit të Interpolit të quajtur I-CAN (“Bashkëpunimi i Interpolit kundër Drangheta”) në Lion, me mbështetjen e një oficeri italian në Kolumbi.



Skip to toolbar