Berisha zeron “mea culpa-n” e Bashës, bën thirrje për revolta

AKTUALITET


Një ditë më herët Basha mblodhi në një tryezë diskutimesh një grup gazetarësh me të cilët diskutuan mbi lirinë  e medias në Shqipëri duke kundërshtuar dhe hedhur poshtë ligjin më të fundit të qeverisë të cilësuar paketa Anti-shpifje. Sipas tyre ky ligj nuk duhet miratuar nga kuvendi pasi cënon lirinë e medias dhe vendos censurën në vend. Madje Basha premtoi se sapo të bëhet kryeministër anulimi i këtij ligji do të jetë një ndër aktet e para që do të firmosë, ndërsa bëri dhe një “mea culpa” për sjelljen e PD-së me gazetarët kryesisht në vitet e para të demokracisë, në kohën e presidencës së Berishës, kur gazetarët dhunoheshin, burgoseshin dhe pse jo rriheshin.

Por “falja” e djeshme e Bashës është zeruar sot përmes një postimi të ish kryeministrit Berisha. Në një kohë kur Basha ndjek një vijë politike të zbutur, përmes të cilës kërkon mbështetjen e gazetarëve apo edhe të njerëzve të nevojë të prekur nga tërmeti, Berisha bën thirrje për zjarr dhe revolta popullore.


Në profilin e tij në facebook, ish kryeministri i bën thirrje njerëzve të ngrihen në këmbë dhe të flakin Ramën nga pushteti, ndërkohë që e krahason me Enver Hoxhën, Hitlerin dhe me Kim Jong Un.  Me një gjuhë të vjetëruar, me fjalor të mbushur me vrer e urrejtje, Berisha nxit njerëzit të ngrihen në protesta, krejt ndryshe nga vija e re politike që ka ndërmarrë Basha prej disa muajsh tashmë.

Edvin Kristaq Mafia merr kryesine e OSBE si xhelat i lirise se fjales dhe mediave.Te dashur miq, javet e fundit Edvin…

Gepostet von Sali Berisha am Dienstag, 17. Dezember 2019



Skip to toolbar